Në Ditën Botërore të
Mjedisit, Ministri i Shëndetësisë Petrit
Vasili u bën thirrje të gjitha bashkive dhe komunave të ndikojnë në uljen e ndotjes mjedisore nëpërmjet krijimit të hapësirave të
gjelbra, reduktimit të trafikut dhe kujdesit në zonat ku ndërtohet.
“Moto për të patur
ekonomi globale, botërore të
gjelbra është një moto e të gjithëve.
Ekonomi të
gjelbra janë të gjitha ato
ekonomi që sigurojnë mundësitë që ekonomia të ecë përpara duke vlerësuar thellësisht problematikat mjedisore, sepse kursimet janë të jashtëzakonshme. Shqipëria është pjesë e këtij ambienti global. 13 milion vdekje në vit mund të parandalohen, sipas shifrave të OBSH-së, vetëm duke siguruar dhe rikuperuar mjedise sa më të shëndetëshme. Mirëmenaxhimi i
mjedisit mund të ulë me 40 përqind sëmundjet respiratore, mos harroni janë shkaku i dytë i vdekshmërisë në botë”, deklaroi ministri
Vasili.
Vasili është shprehur për ulje me 30 % të grimcave të pluhurit në ajër në kryeqytet, rezulat ky i nxjerrë nga dy pikat e monitorimit të ajrit në qendër dhe në Kinostudio ku janë të instaluara aparaturat. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2012,
ora 18:34