Festoi ditëlindjen në kohë koronavirusi: Gjobitet Bes Kallaku, të ftuarit dhe pronari i lokalit
Vijojnë ndëshkimet për personat të cilët shkelin rregullat e vendosura me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Pasi dy ditë më parë, në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku shtetasi B.K, kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendosi 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U..

Albeu.com mëson se bëhet fjalë për festën e ditëlindjes së aktorit të njohur Bes Kallaku.

Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19.

Njëkohësisht Drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë .

Drejtoria Vendore e Polcisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qyetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve.
Shtuar më 22/11/2020, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori