Një partnere si Afrona, surpriza romantike që i bëri Bleros për ditëlindje (FOTO LAJM)

Afrona Dika dhe Blero Muharremi kanë ndarë disa copëza romantike nga festa për ditëlindjen e këngëtarit, që ka qenë një ndër surprizat më të bukura për të.

Blero festoi ditëlindjen e tij të 42-të, dhe bashkëshortja ka ditur si ta surprizojë në mesnatë, në një ambient me drita ku nuk munguan puthjet dhe përqafimet.

E gjithë festa intime ishte organizuar në bregdetin shqiptar, aty ku Afrona ka realizuar edhe disa foto fantastike të cilat i ka publikuar më pas në Instagram.

Por më i veçantë akoma ka qenë dedikimi i saj me shumë dashuri kushtuar partnerit të zemrës.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri. I bëfsh 100 vjet të shëndosha, lumtura dhe të bekuara. Të dua”, ka shkruar Afrona duke ndarë dy fotografi nga mbrëmja e djeshme.


Shtuar 20.07.2020 07:12