Ditë zie për median, ndahet nga jeta gazetarja shqiptare (FOTO LAJM)

Gazetarja e “Radio Tirana” dhe ish-redaktorja letrare në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, Natasha Këlliçi (Dulaku) është ndarë nga jeta.

Ajo u shqua për redaktimin e disa veprave të famshme të shkrimtarëve më të njohur shqiptarë si Skënder Drini, Dhimitër Xhuvani, Teodor Laço, Kico Blushi, etj.

Natasha e nisi punën në “Radio Tirana” në vitin 1992 dhe u shqua për reportazhet dhe intervistat radiofonike me personazhet më të njohur të kohës.

Emisioni i saj në radio, “Mesazhe malli”, u bë më i famshmi i asaj kohe, pasi shqiptarët komunikonin me të afërmit e tyre të cilët kishin emigruar në shtete te ndryshme.

Në vitin 1999 gazetarja dhe bashkëshorti, Skifteri, u zhvendosën në Boston, ku Natasha u bë presidente nderi e Shoqatës së Grave Shqiptare.
Shtuar më 22/10/2019, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori