Ditë zie për Majlinda Bregun, humb një njeri shumë të dashur

Dita e sotme është një ditë zie për Majlinda Bregu.

Majlinda Bregu sot ka humbur vjehrrin në moshën 97-vjeçare.

Postimi i saj i ndjerë është shoqëruar me një foto bashkë me të.

STATUSI I PLOTE I MAJLINDA BREGUT:

Adieu ‘Gjysh’!

ditën e parë kur hyra në shtëpi, më quajti ashtu siç do të më quante edhe për 22 vitet në vazhdim: nuse. Refuzonte të më thërriste në emër, kokëfortë si një shqiptar i vërtetë.☺️

As unë se thirra dot kurrë në emër, e aq më pak si vjehërr. Për mua Beqir Ajazi ishte gjithmonë gjyshi, siç e thirrën fëmijët e mi.

Sa herë bëja habi se si një njëri që kishte parë vdekjen e të vëllait 19 vjeçar në Kryengritjen e Postribës, pushkatimin e të atit 53 vjeç, në 1945 si një ndër figurat më influente të nacionalizmit në Shqipërinë e Mesme, djegie shtëpie e rrëmbim pronash, shto dhe 15 vitet e burgimit e 15 të tjera të internimit të tij, jetoi 97 vjet, me një mendje e vullnet për të shkruar e përkthyer.

Antikomunist i betuar, që respektonte Republikën, por me nostalgji për Monarkinë.

Iku me merakun e madh për Shqipërinë që s’u dekomunistizua dot asnjëherë dhe ndaj meje me vërejtjen elegante të ish liceistit të Korçës e një frankofoni par excellence, se mua nuk më falej të mos flas frengjisht😌

Të paktën nesër desh Zoti, do ta përcjellim si të parin ndër të vetët, që e la këtë botë natyralisht…
Adieu ‘Gjysh’ /albeu.com/

Shtuar më 02/08/2017, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori