Ditë Zie në Kosovë: Në Binçë të Vitisë varroset Imzot Mark Sopi
Albeu.com
Imzot Mark Sopi, Ipeshkv i Ipeshkvisë së Kosovës do të varroset sot në vendlindjen e tij, në Binçë të Vitisë, në ora 14:00. Për nder të Imzot Mark Sopit, ditën e sotme, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e ka shpallur Ditë Zie në tërë territorin e Kosovës.Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, 68 vjeçari Imzot Mark Sopi, ndërroi jetë të mërkurën si pasojë e tre sulmeve të njëpasnjëshme në zemër.

Ndërkohë, drejtuesit e institucioneve e partive politike të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare si dhe përfaqësues të pranisë ndërkombëtare, nëpërmjet telegrameve të tyre drejtuar familjes Sopi dhe Ipeshkvisë së Kosovës, shprehën dhimbjen e tyre për vdekjen e Imzot Mark Sopit, veprimtaria fetare dhe kombëtare e të cilit, u tha se do të mbetet shembull. Mijëra besimtarë katolik shqiptarë por edhe qytetarë pa dallim përkatësie fetare, i kanë bërë homazhe trupit të pajetë të Imzot Mark Sopit, në Katedralen e Prizrenit. rtk
Shtuar më 14/01/2006, ora 22:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori