Ditë e madhe për Shqipërinë: A do të hapen sot negociatat me BE?
Pëlqej
Shqipëria pritet të hedhë një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Sipas progres raportit, që do të publikohet sot, por është zbardhur tashmë nga mediat e huaja dhe ato vendase, Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, por jo për Turqinë.

Për Shqipërinë, hapja e negociatave kushtëzohet me ecurinë e e mëtejshme të reformës në drejtësi, sidomos procesit të vettingut.

Sipas raportit, “Duke marrë parasysh progresin e bërë, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë për të ruajtur dhe thelluar ritmin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, sidomos rreth pesë prioriteteve kyçe dhe rezultateve konkrete gjatë vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të jetë vendimtare për progresin e mëtejshëm”.

Komisioni ka vlerësuar luftën ndaj kultivimit të drogës në vitin 2017, progres në luftën ndaj korrupsionit, teksa ka pasur një rritje të ndëshkimeve të zyrtarëve të ulët e të mesëm, reforma në administratën publike ka qenë pozitive, ndërsa është kritikuar rritja e polarizimit politik.

ǒndodh më pas

Katër vjet më parë Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në BE dhe gjatë kësaj periudhe punoi për plotësimin e kushteve për të kaluar në fazën tjetër, atë të hapjes së negociatave.

Pas hapjes së negociatave, do të hapen kapitujt e veçantë, ku më të vështirët janë ai 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, çështjet e brendshme dhe të drejtat e njeriut. Këto aspekte do të shoqërojnë të gjithë negociatat, duke qenë se janë pika të dobëta për gjithë Ballkanin.

Kjo është arsyeja se përse është vendosur për një qasje të re ku kapitujt e parë që hapen janë ata më problematikë. Më pas do të vazhdohet me kapitujt e tjerë, ku do të vendosen plane të detajuara.

Më pas procesi vijon me mbylljen e kapitujve, pra që do të thotë se të gjitha kërkesat janë përmbushur dhe zbatohet. Më pas vjen anëtarësimi. Kroacisë iu deshën rreth 8 vjet, por për ne kjo rrugë mund të jetë edhe më e gjatë. /Monitor/



Shtuar më 17/04/2018, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori