Dita nis me kthjellime, çfarë do të sjellë pasditja
Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në vendin tonë. Por mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtimvranësirave duke gjeneruar shira afat shkurtër në zonat perëndimore.

Mbrëmja sjell përmirësim të motit Shqipëri.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Paraditja mbetet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta të herë pas herëshme. Por pasditja sjell shpeshtimvranësirave dhe shira të izoluar nëveri dhe perëndim të kosovës.

Maqedonia e Veriut

Moti gjatë paradites paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmsoferike.

Shtuar më 29/10/2020, ora 08:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori