Dita nis e kthjellët, moti surprizon gjatë pasdites
Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet e shiut.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07ºC në 19ºC, në zonat e ulëta nga 13ºC në 25ºC dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 21ºC.
Shtuar më 29/05/2020, ora 08:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori