Dita ndërkombëtare e diabetit, çfarë duhet të dini
14 Nëntori,si dita botërore e diabetit është vendosur për nder të ditëlindjes së Frederik Banting i cili së bashku me Charles Best
, dy shkencëtarë kanadezë, arritën të izolojnë nga pankreasi Insulinën e cila ndryshoi dhe shpëtoi jetën e diabetikëve në mbarë botën.

Fakte
Diabeti është një sëmundje kronike me kosto të lartë sociale,shëndetësore dhe ekonomike.

Diabeti ka kosto të lartë sociale, sepse diabeti nuk prek vetëm një njeri, nëse ka një person në familje me diabet e gjithë familja, komuniteti, preket dhe ndikohet në mënyra
të ndryshme nga kjo sëmundje.

Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi është një sëmundje që po nuk u zbulua dhe
u mjekua në kohë dhe në mënyrë të rregullt, ai shkakton ndërlikime serioze si, sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave, amputime të këmbëve etj.

Tek personat me diabet, rreziku për sëmundje kardiovaskulare është 2-4 herë më i lartë se tek personat pa diabet, ose amputimet e këmbës janë 10 herë më të shpeshta se tek personat pa diabet.

Por diabeti ka edhe kosto ekonomike sepse diabetiku ka nevojë për medikamente , trajtime dhe ekzaminime që shpesh janë të kushtueshme. Diabeti e rrit koston e jetës së diabetikut me të paktën 25%.

Sipas OBSH , Diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale dhe mendohet se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme do të rriten me 50%. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2019, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori