Dita e pestë në grevë, naftëtari përfundon me urgjencë në spital
Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë sot në ditën e pestë të grevës së urisë, teksa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre është përkeqësuar.

Mësohet se ai është Aleksandër Mejdani dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Tashmë prej ditësh, naftëtarët kanë vendosur të mos ndalen derisa të zbatohet vendimi gjyqësor që detyron kompaninë të shlyejë detyrimet e prapambetura karshi tyre ku numërohen 8-9 paga.

Greva e kaluar zgjati 12 ditë po në këto ambiente të qendrës shëndetësore pranë uzinës Ballsh ku naftëtarët morën pagat e prapambetura, por mbetën sërish të papunë.
Shtuar më 02/10/2020, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori