Dita e pavarësisë festohet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë
Pëlqej
Shqipëria feston sot 98 vjetorin e Pavarësisë. Kjo ditë përkujtohet nga shqiptarët kudo që ndodhen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në botë. Me rastin e kësaj dite janë planifikuar një sërë aktivitetesh, ndërsa epiqendra e festimit pritet të jetë dhe qyteti i Vlorës, aty ku më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë.

Si sot 98-vjet më parë, delegatë nga e gjithë Shqipëria, mbërritën në Vlorë ku e shpallën pavarësinë, në ditën që në histori njihet si Dita e Flamurit.

Sot Festa e Flamurit festohet kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në botë.
Shtuar më 28/11/2010, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori