Dita e Flamurit, 28 Nëntori, nuk do të jetë më festë zyrtare në Kosov&
Albeu.com
Projektligji për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës nuk e përfshin ditën e shpalljes së pavarësisë në mesin e 12 festave zyrtare që do t'i ketë Republika e Kosovës nëse ky dokument miratohet në Kuvendin e Kosovës.Projektligji është miratuar të hënën në Qeverinë e Kosovës dhe pritet të procedohet në parlament, kurse kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Kosovës i duhen festat e veta shtetërore.

"Kosova është shtet i pavarur, sovran, demokratik dhe multietnik me territor të garantuar. Kosova është shtet, i ka festat shtetërore, por natyrisht se respektohen edhe festat kombëtare, ka Festën e Republikës, ditën e shpalljes së pavarësisë dhe festat tjera. Ky është vetëm fillimi", tha kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

I pyetur nëse personalisht do të jetë në punë apo do të pushojë më 28 nëntor, kryeministri Thaçi thotë se do të veprojë në harmoni me obligimet kushtetuese të Kosovës.

"Unë personalisht do t'i kryej obligimet e mia kushtetuese si gjithë bartësit tjerë të institucioneve të Republikës së Kosovës", u shpreh kryeministri i Kosovës.

Në kalendarin festiv të Republikës së Kosovës janë përfshirë Viti i Ri, Dita e Republikës së Kosovës (17 Shkurti), Dita e Kushtetutës së Kosovës (9 Prilli), Dita e Punëtorëve (1 Maji), Dita e Evropës (9 Maji) dhe festat fetare të muslimanëve, krishterëve dhe ortodoksëve të Kosovës.
(Përparim Isufi, Alsat)
Shtuar më 19/05/2008, ora 19:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori