Dita e Europës, Berisha: Rama na la jashtë BE-së edhe këtë vit
Në ditën e Europës, kryeministri Berisha shprehu mirënjohje ndaj qytetareve dhe qeverive te vendeve anetare të BE-se. Përmes profilit të tij në Facebook, kreu i qeverisë akuzoi kryetarin e PS si shkaktar që shqiptarët janë detyruar ta festojnë paqen dhe prosperitetin në BE, nga jashtë.


"Kjo dite e madhe eshte frymezuese per shqiptaret, ne realizimin e projektit tyre te integrimit te vendit ne BE. Ne shpresojme te marrim statusin e vendit kandidat, qe Edi Rama vazhdon te na e mohoje duke i bllokuar tre ligjet. Ne shpresojme te festojme perkrah vendeve te BE-se, ne rrugen tone drejt anetaresimit te plote. Per shkak se Edi Rama vazhdon bllokimin e 3 ligjeve, kete vit, ne do ta festojme paqen dhe prosperitetin ne BE, nga jashte. Por, megjithate, ne nuk do te reshtim kurre se punuari per miratimin e 3 ligjeve, nuk do te reshtim kurre se punuari per te marre statusin e vendit kandidat dhe nuk do te reshtim kurre se punuari drejt integrimit te plote te vendit ne BE. " shkruan Berisha ne Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori