Dita e 9-të e grevës, Arvizu viziton ish të përndjekurit
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish të burgosurve politike, të cilët janë futur në grevë urie prej 8 ditësh, ndërsa reagimi i bluzave të bardha thonë ata ka ardhur vetëm pas vizitës që u bëri ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu.

Grevistët shprehen se do të vijojnë me këtë qëndrim deri në momentin kur autoritet të marrin në konsideratë kërkesat e tyre, ndërsa mbetet e panegociushme kërkesa për dëmshpërblim.

"Ne duam vetëm atë që Kushtetuta na garanton, ajo Kushtetutë dhe ajo drejtësi për të cilën ne sakrifikuam gjithë jetën tonë. Asnjë nga ne nuk del i gjallë nga kjo grevë pa u plotësuar të drejtat tona minimale krahasuar me çtë drejtë na takon" kanë theksuar ish-të përndjekurit.

Aktualisht 25 ish të burgosur politikë vijojnë grevën e urisë, ndërsa pritet që nga e hëna t`i bashkohen edhe shumë persona të tjerë.

Ndërkohë që sot ish të perndjekurit pritet ti vizitojë ambasadori i BE në Shqipëri, Ettore Sequi. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2012, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori