Policia e Shtetit vijon operacionin në fshatin Lazarat. Në ditën e 12-të të këtij operacioni efektivët kanë sekuestruar sërish armë e drogë.
"Gjatë ditës së sotme deri në këto momente gjatë
kontrolleve të ushtruara janë
gjetur:
- 400 kg kanabis i
gjetur gjatë
kontrolleve në 2 banesa
- 3
qese hashash i bluar
- 12 automatikë, 5 pushkë, 2 mitrolozë të lehtë, 1 shtrat mitrolozi
- 13 armë të djegura: 11 automatikë, 1 mitroloz, 1 pistoletë
- 16.012 fishekë të llojeve të ndryshme
- 2 pajisje për presimin e lëndës narkotike
- 9 kallëp tritol
- 3
qese me fitil zjarrpërcjellës
- 2 granata
- 1900 kapsolla detonatore" thuhet ne njoftimin e policise. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2014,
ora 14:46