Dita e 11, rëndohet gjendja e një grevisti
Në ditën e 11 të grevës së urisë rëndohet situata e grevistëve, tek ‘Petro Nini’. Gjendja e një grevisti, është rënduar pasditen e sotme. Islam Nazja sipas mjekëve që mbikëqyrin të ‘ngujuarit”, paraqitet e rënduar pasi ka luhatje të tensionit, por ai refuzon të dërgohet në spital.

Sot vijon dita e 11-të e grevës së urisë për familjet në rrugën "Margarita Tutulani" në kryeqytet, që u nxorën jashtë banesave nga Përmbarimi, ndërkohë që gjendja e banorëve paraqitet e rënduar, pasi grevistët refuzojnë ndihmën e mjekut. Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, sepse shumë prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime.


Mes një situate të tensionuar dhe të dhunshme, përmbaruesi privat ka nxjerrë me 25 prill jashtë një godine pranë pallatit 3-katësh në rrugën "Margarita Tutulani". rreth 14 familje, të cilat nuk kanë pranuar për asnjë moment që të braktisin banesat e tyre. 14 familjet që u nxorën jashtë nga përmbarimi të gjendur të një situatë të pashpresë familjet ndermoren aktin ekstrem të grevës së urisë. Situata u bë edhe më problematikë në momentin që godinës i dolën pronare të reja, dy vajzat e Jakup Shalsit të sapokthyera nga Italia, të cilat vijojne te pretendojne pronësinë mbi godinën krahas një tjetër pretendenti, që u shfaq para banorëve në nisje të konfliktit. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2013, ora 18:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori