Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Dita Botërore e Zemrës, Beqja: Kontroll grupmoshave të rrezikuara
Pëlqej
Në Ditën Botërore të Sëmundjeve të Zemrës, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka premtuar një program kombëtar të shtrirë në vite për të pasur kontrolle minimale falas për grupmoshat që janë më të ekspozuara nga këto sëmundje.

Gjatë një aktiviteti sensibilizues të mbajtur sot paradite në kryeqytet, Beqja apeloi qytetarët të ndërgjegjësohen për kontrolle më të shpeshta te mjeku.

"Qeveria shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë është e vendosur të rrisë kujdesin shëndetësor për gjithë qytetarët shqiptarë. Sëmundjet e zemrës janë sëmundjet më të shpeshta në Shqipëri. Ne do fillojmë një program kombëtar të shtrirë në vite për të pasur kontrolle minimale falas për grupmoshat që janë më të ekspozuara nga këto sëmundje. Në çadrat e improvizuara konstatova me keqardhje që personat që paraqiten janë të gjithë mbi 60 vjeç. Me shumë pak përkushtim të gjithë le të bëjnë një ekzaminim minimal pasi parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë sot sfidat e mjekësisë moderne", u shpreh ministri Beqja.

Beqaj shprehet se 3 spitale jopublike kanë pranuar shërbimet e zemrës me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe se janë drejt fundit kontratat për këto shërbime.

Ndërsa lidhur me aparaturat së kardio-kirurgjisë, Beqja tha se këto do të jenë funksionale në muajin nëntor. /albeu.com/

Shtuar më 28/09/2014, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori