Duke i konsideruar kërkesat e tyre të realizueshme dhe terësisht ekonomike, grupi i ish të burgosurve politikë në grevë kanë tërhequr dhe një herë vërejtjen për vëmendje ndaj tyre. Kur ka nisur dita e 23 e grevës, ata
shprehen se gjendja e tyre sa vjen e bëhet më e vështirë, kjo si pasojë edhe e masave të fundit, kushte të cilat grevistët i cilësojnë si shumë të vështira.
Ish të përndjekurit janë sy e veshë ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë ,Bujar Nishani, si shpresa e vetme për të gjetur një zgjidhje për kërkesat e tyre. Dhe pse
shprehen të motivuar nga takimi që patën ditë më parë me të, ata shprehin shqetësimin se edhe pse u mbajtën shenim shqetësimet e tyre, ende nuk ka asnjë reagim për plotësimin e tyre.
Të dëshpëruar nga greva po kështu dhe nga nofka “armiq të pushtetit dhe të popullit”, që sipas tyre nuk po u ndahet as në demokraci, grevistët
shprehen të vendosur të vazhdojnë grevën deri sa të plotësohen kërkesat e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2012,
ora 11:02