Diskutime pėr taksėn e sheshtė, Bode: Ligji modern
Kuvendi i Shqipėrisė ka nisur sot seancėn e radhės ku po diskutohet projektligji "Pėr tatimin mbi tė ardhurat". Nė fjalėn e tij Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se ligji pėr tė ardhurat ėshtė ligji modern kurse taksa progresive ėshtė metodė e vjetėr.
Ky ndyshim reflekton tė kundėrtėn e asaj qė pretendojnė disa tė majtė qė mundohen tė gjejnė shpirtrat e vdekur duke theksuar se nė vend kanė 1.2 milionė tė papunė. Ky ligji ėshtė nga mė modernėt i cili ėshtė pėrqafuar anembanė botės. Ai ėshtė mė funksionali dhe mė efikasi pėr eleminimin e barazive qė sjell ekonomia e tregut ka theksuar Bode
Ndėrsa deputeti i PS-sė Arben Ahmetaj e cilėsoi taksėn e sheshtė si taksė varfėrie. Sipas taksės sonė progresiste qė ju e hodhėt poshtė kryeministri Berisha do tė duhej tė paguante mė shumė nga sa paguan tani ndėrsa 4 infermierė paguajnė nė 10 vjet 20 milionė lekė mė shumė u shpreh Ahmetaj. Ndėrkohė qė deputetja Mimi Kodheli u shpreh se nė deklarimin e tė ardhurave mbetet problem zbatimi i ligjit. /albeu.com/