Diskutime për rritjen e bashkëpunimit Tiranë-Podgoricë
Intensifikimi i bashkëpunimit mes Tiranës dhe Podgoricës, ka qenë në qendër të diskutimeve mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe Presidentit të Malit të Zi Filip Vujanoviç.

Basha nënvizoi se afërsia gjeografike dhe infrastruktura e përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit që i lidh dy kryeqytetet është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin në fushën e turizmit, artit dhe kulturës.

Ndërsa Vujanoviç tha se Tirana është bërë një qytet atraktiv për turistët, çka e dëshmon dhe numri i madh i grupeve që vizitojnë Tiranën.


Kryebashkiaku nënvizoi se Tirana mirëpret artistet malazez të japin shfaqe në Tiranë sikundër është e gatshme të krijojë mundësitë për promovimin e traditave dhe kulinarisë malazeze në rrugët e Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2012, ora 19:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori