Disa zona të Tiranës pa ujë
Pëlqej
Disa zona në kryeqytet po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Një defekt në stacionin e pompimit në Qafë Mollë ka shkaktuar kufizimin e ujit të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.

Përkatësisht, pa ujë të pijshëm janë zona e “Komunës së Parisit”, “Tirana e Re”, “Sanatoriumi”, Shkoza, Sauku dhe Yzberishi. Në këtë stacion pak ditë më pare, si pasojë e një defekti tek kabujt e stacionit Qafë Mollë këto zona kanë ngelur pë disa orë pa ujë të pijshëm.

Shtuar më 01/08/2014, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori