Disa orë në komisariat, flet Eduart Ndocaj: Më morën zvarrë, shkova në spital!
Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar sapo doli nga komisariati i policisë në Lezhë, ku u shoqërua për disa orë, pasi nuk u lejua që të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama.

Por si ndodhi incidenti?

Ndocaj rrëfen për Abcneës.al se paraditen e sotme ishte telefonuar nga Paulin Zefi, i cili e kishte ftuar në aktivitet, por Garda nuk e lejoi dhe policia e shoqëroi me akuzën e prishjes së qetësisë publike. Shkakun e shoqërimit, Ndocaj e gjen të kryeministri Edi Rama, pasi thotë se është kritik i tij prandaj ndodhi një gjë e tillë.


“Mëngjesin e sotëm më mori në telefon dhe më ftoi në aktivitet drejtori Paulin Zefi. Kur shkova Garda nuk më lejoi, ndërkohë që Zefi ndërhyri duke u thënë se është i ftuar dhe do të sistemohet tani dhe nëse nuk ka vend do të rrinte ai në këmbë dhe unë do të ulesha.

Por Garda nuk më lejoi duke më shoqëruar. Në komisariat u sollën mirë, por përfundova në spital, pasi policia më tërhoqi zvarrë duke më dhunuar në momentin e shoqërimit. Mora ndihmë mjekësore në spital. E gjithë ndodhi se jemi në diktaturë, por unë nuk do të ndalem këtu” tha ai./Abcnews.al

Shtuar më 23/10/2020, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori