“Skifterat”? Noizy futet mes turmës me varëse floriri e del pa gjë (VIDEO)

Reperi i njohur Noizy gjatë një koncerti të zhvilluar në një prej klabeve të natës, është futur mes turmës ën emocione e sipër.

Videon e momentit ai e postoi në TikTok dhe duket mjaft mirë që atmosfera ka qenë mahnitëse.

Por ajo që të bën përshtypje është se gjatë momentit që reperi futet mes turmës në qafë mban një varëse të trashë, e kur del prej andej, nuk e ka më varësen në qafë.

Mos vallë “skifterët” kanë bërë punën e tyre duke ja grabitur varësen nga qafa Noizyt?/albeu.com/

@noizykingIku varsja ??♬ original sound – Noizy


Shtuar 20.02.2022 22:18