Diplomati rus i premtoi Presidentit Rugova ndihmen e Federates se Rusise per Kosoven
Pëlqej
Albeu.com
PRISHTINE - Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova priti dje pasdite shefin e Zyres ruse ne Prishtine Sergej Bazdnikin. PRISHTINE - Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova priti dje pasdite shefin e Zyres ruse ne Prishtine Sergej Bazdnikin. Ne kete takim njohes Presidenti ka folur per situaten ne Kosove, me progresin e arritur nga institucionet vendore ne te gjitha fushat e jetes dhe per gjendjen e mire te sigurise. Presidenti Rugova tha pas takimit se gjendja e sigurise ne vendin tone eshte e mire dhe po konsolidohet gjithnje e me shume dhe po punohet vazhdimisht ne kete plan ashtu si edhe per realizimin e objektivave te tjera, sic eshte zhvillimi ekonomik, aspekte te cilat ne bashkepunim me UNMIK-un do te zgjidhen shume shpejt, vleresoi ai. "Insistoj qe sa me shpejt te njihet pavaresia e Kosoves sepse kjo do te qetesonte kete pjese te Evropes dhe te botes dhe do te hapte perspektive per te gjithe kete rajon", nenvizoi Presidsenti Rugova. Nderkaq, diplomati rus Bazdnikin e ka siguruar Presidentin Rugova se Federata e Rusise do ta ndihmoje Kosoven ne te ardhmen ne avancimin e metejshem te proceseve demokratike ne Kosove e vecanerisht ne fushen e implementimit te standardeve. "Ne jemi pajtuar qe te bejme me shume per te rritur bashkepunimin e dyanshem. Une kam nenvizuar se Federata ruse eshte per te ndihmuar", ka thene Bazdnikin.
Shtuar më 22/03/2005, ora 20:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori