Incidenti në Vjenë, diplomati Ceka jep dorëheqjen
Diplomati Egin Ceka ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e nënpunësit diplomatik shqiptar në Vjenë. Gjatë dëshmisë në komisionin hetimor në lidhje me incidentin e Vjenës mes tij dhe Ramës, Ceka kërkoi nga komisioni të marrë filmimet e bërë nga operatori që ishte i pranishëm në aktivitet sëbashku me kryesocialistin Rama.

Gjatë mbledhjes, kreu i komisionit ka njoftuar se Rama ka deklaruar publikisht se nuk do te deshmoje në këtë komision.

Deshmia
Gjatë takimit Rama përsëriti dy herë tezën se shërbimi diplomatik shqiptarë është i politizuar dhe për këtë arsye nuk mund të shërbejnë për votimin e emigrantëve. Duke mos pasur autorizim nuk doja të prononcohesha në publik, vendosa të takohesha pas takimit, që edhe reagimi të mos interpretohej si ndërhyrje politike. Iu prezantova me emer dhe mbiemer edhe si diplomat shqiptar në Vjenë, i shpreha mendimin se teza e tij nuk reflekton realitetin dhe e quaj të padrejtë përmendjen e emrit tim në publik nga disa persona, referuar faktit se kush më kishte dërguar diplomat.
Ai me një ton arrogant më kërkoi të largohem nga salla. Më urdhëroi të largohem. Unë i thashë se nuk kisha arsye të largohem. Sqaroj se në 4 vite të punës sime kam marrëdhënie profesionale me akademinë politike të Vjenës, dhe e cilësoj fryt të punës sime përfitimin e 2-3 bursa për punonjës të MJ në këtë akademi.
Pas kësaj Rama bëri gjest fizik, duke krijuar përshtypjen se krijonte afinitet, por e shoqëroi me veprim të dhunshëm. Ishte cenim i personalitetit, unë nuk iu përgjigja njësoj po largova verbalisht, i thashë se në 20 vite në botën perëndimore s’më ka ndodhur një gjë e tillë, i thashë se një njeri që sillet kështu nuk meriton të qeverisë shqiptarët dhe e shoqërova me fjalën plehrë.

Shtuar më 08/05/2013, ora 14:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori