Diplomati amerikan në Fox News: Ja arsyet pse Shqipëria u mbush me drogë
Çështja e drogës në Shqipëri tashmë shtë kthyer në një problem jo vetëm për fqinjët të cilët çdo ditë kapin tonelata me drogë nga Shqipëria, por edhe në SHBA, fenomen i cili konsiderohet i rrezikshëm për Europën.

Diplomati amerikan, Adam Ereli, duke komentuar vizitën e Kancelares Merkel në SHBA, u shpreh se çështja e refugjatëve po shpërqendron Europën dhe kjo po përdoret nga Rusia për destabilizimin e rajonit.

Sipas tij, rasti ideal është Shqipëria e cila prej një viti është kthyer në prodhuesin numër një të marijuhanës në Europë, çka ka bërë që qytetarët shqiptarë të dalin në protestë kundër lidershipit aktual në pushtet të lidhur me Rusinë.

Ereli tha se çështja e refugjatëve është temë shumë e rëndësishme që prek stabilitetin e Europës si dhe prek direkt SHBA-të. Sipas tij, po duket një stuhi e madhe në mënyrën se si Rusia po e përdor këtë çështje të refugjatëve për të minuar marrëdhëniet me aleatët e SHBA-ve, shkruan Panorama.

“Një shembull konkret për këtë është ajo çka po ndodh në Shqipëri në vitin e fundit.

Shqipëria është bërë vendi kryesor në prodhimin e drogës së marijuhanës, duke sjellë para të mëdha droge nga Europa, si dhe lidhja e lidershipit shqiptar me Rusinë ka bërë çuar në protesta në atë vend prej javësh”, tha Ereli për Fox Neës./albeu.com/


Shtuar më 19/03/2017, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori