Diplomacia ruse: Vetëm kompromisi e zgjidh cështjen e Kosovës
Albeu.com
Ministria e Jashtme Ruse nuk ka vonuar të kundërshtojë deklaratën e Sekretares amerikane Kondoliza Rajs se “vetëm një Kosovë e pavarur mund të sjellë stabilitet në Ballkan”.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Mihail Kaminin u shpreh se "Rusia vlerëson se shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk mund ta zgjidhë çështjen e Kosovës dhe se stabiliteti në Ballkan mund të arrihet vetëm përmes kompromisit mes Prishtinës dhe Beogradit”.

“Qëndrimi i Rusisë nuk ka ndryshuar, - tha Kaminin, dhe ne vlerësojmë se shpallja e njëanshme, nuk mund ta zgjidhë këtë çështje".
Shtuar më 26/09/2007, ora 17:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori