DioGuardi: Greqia të njohë pakicën shqiptare
Albeu.com
Ish-kongresmeni shqiptaro-amerikan Joseph DioGuardi gjatë një konference shprehu opinionin se Greqia duhet të njohë dhe të pranojë ekzistencën e pakicës shqiptare në vendin e saj si dhe ...Ish-kongresmeni shqiptaro-amerikan Joseph DioGuardi gjatë një konference shprehu opinionin se Greqia duhet të njohë dhe të pranojë ekzistencën e pakicës shqiptare në vendin e saj si dhe të mbrojë të drejtat gjuhësore, kulturore dhe ekonomike të shqiptarëve që jetojnë atje si qytetarë dhe si banorë të përkohshëm. DioGuardi ka nënvizuar se të drejtat e plota të pakicave për shqiptarët në Mal të Zi, Luginë e Preshevës dhe Greqi duhet të respektohen sipas standardeve më të larta ndërkombëtare për të parandaluar jostabilitet të ardhshëm në tokat shqiptare pranë Kosovës dhe Shqipërisë.

“Besoj se ideja e bashkimit apo “Shqipëria e Madhe” është një mjet që përdoret nga lobi serb dhe përkrahësit e paktë të tyre në qendra si Uashingtoni dhe Brukseli për të hequr vëmendjen tonë nga nevoja për demokratizimin e Serbisë dhe integrimin e saj në Evropë”, ka vlerësuar DioGuardi.

Gjithashtu, DioGuardi tha se qeveria maqedonase duhet të implementojë të gjitha obligimet e Marrëveshjes së Ohrit dhe të ndalohet manipulimi i partive shqiptare.

Konferenca e mbajtur në Uashington ishte e përqendruar mbi të ardhmen e shqiptarëve në Ballkan, e organizuar nga divizioni për inteligjencë të jashtme të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA). (start)
Shtuar më 04/08/2008, ora 22:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori