DETAJET/ Ja si autorët përplasën blindin e bankës dhe morën në thasë 100 mijë euro

Detaje të reja janë zbardhur mbi grabitjen spektakolare të ndodhur ditën e sotme ku disa persona kanë grabitur makinë e parave të një banke të nivelit të dytë dhe kanë djegur makinat.

Nga raportimet e para mësohet se autorët kanë qenë me dy makina.

Ata kanë ndjekur makinën e blinduar që kishte me vete paratë e bankës dhe në afërsi të një universiteti që ndodhet në këtë segment rrugor, e kanë përplasur makinën e blinduar.

Pasi e kanë aksidentuar qëllimisht blindin siç shihet në fotot e siguruara nga Albeu.com, autorët nën kërcënimin e armëve kanë marrë paratë, shumë ende e pasaktësuar, dhe janë larguar.

Për të humbur gjurmët, autorët u kanë vënë flakën makinave të tyre të cilat janë ende duke u djegur në Bërxullë.

Autorët duket se kanë përdorur të njejtën skemë pas grabitjeve të ngjashme të realizuara në Rinas, pasi kanë shpejtuar të zhdukin gjurmët duke djegur automjetin me të cilin kryen grabitjen.

Pasi kanë marrë sasinë e parave ata janë larguar drejt Fushë-Tapizës dhe në afërsi të urës së Limuthit kanë djegur makinën me të cilën grabitën blindat që transportonin paratë e bankës, duke u larguar me një tjetër makinë./albeu.com/

Shtuar më 09/02/2017, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori