Dinakëria e Ramës: Fillon arrestimet kur të gjithë po shohin ndeshjen
Policia e Tiranës pak minuta më parë ka arrestuar 5 shtetas, të cilët ishin pjesë e protestës tek Unaza e Re, protestë tashmë maratonë prej shumë muajsh.

Ndërkohë që vëmendja e shqiptarëve ishte tek ndeshja Shqipëri-Turqi që po luhet në këto momente, Policia e Shtetit zbarkoi tek Unaza e re dhe arrestoi shtetasit në fjalë.

Ky aksion ndodhi ndërkohë që protesta e banorëve ishte shpërndarë, dhe i gjithë aksioni u bë pa shumë zhurmë duke shfrytëzuar edhe zhurmën nga ndeshja e Kombëtares.

Mes të arrestuarëve gjendet edhe operatori i medias Shijak Tv, i cili raportohet se po filmonte protestën.
Rreth këtij aksioni ka reaguar edhe PD duke kërkuar të ndalet dhuna e policisë mbi banorët e kësaj zone që kërkojnë të mos u shembet banesa. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2019, ora 20:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori