Dimri rikthehet sërish, qytetet mbulohen nga dëbora
Duket se dimri ka vendosur të rikthehet sërish edhe njëherë në këtë muaj pranvere.

Në Lezhë dhe në Kukës bora ka zbardhur dhe në qytet, përveç zonave malore, dhe është e shoqëruar dhe me erë të fortë në disa raste.

Derimë tani nuk raportohet që të ketë probleme në qarkullimin e mjeteve, ndërkohë që firmat kontraktore janë në terren për të bërë të mundur pastrimin e të gjitha rrugëve.

Ky 1 Prill përveçse i gjen këta banorë nën borë, i gjen po ashtu dhe të izoluar në banesat e tyre.

Shtuar më 01/04/2020, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori