Dimri është këtu! Pamje spektakolare nga dëbora e parë në Shqipëri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dimri ka ardhur tashmë në Shqipëri. Mjaft zona malore të vendit u zgjuan me dëborë mëngjesin e sotëm duke bërë kështu që dimri i ftohtë ka ardhur që në fillim të tetorit.

Albeu.com mëson se gjatë mëngjesit të sotëm ka rënë dëborë e dendur në fshatrat malorë të Kukësit dhe Hasit, veçanërisht në Shishtavec (foto sipër).

Po ashtu, dëbora ka mbuluar një pjesë të Rrugës së Kombit, kryesisht pranë tunelit të Kalimashit, si edhe zonan e Valbonës në Tropojë.

Borë gjithashtu ka rënë edhe në malësinë mes Librazhdit dhe Dibrës, siç është Fushë-Studeni. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2017, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori