"Dil jashtë!" Braçe humb toruan e nxjerr jashtë deputetin demokrat
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar edhe ditën e sotme me debate dhe incidente.

Kreu i këtij komisioni, Erjon Braçe ka ndërprerë sërish mbledhjen dhe ka nxjerrë kamerat e gazetarët përjashta.

"Ti zotëri dil pak përjashta, të dalësh tani përjashta", është dëgjuar Braçe.

Por jo vetëm, Braçe i ëshët drejtuar me të njëjtin ton dhe kërkesë edhe deputetit të PD, Agron Shehaj.

Ky i fundit i ka kërkuar llogari për incidentin e djeshëm me gazetaren e Report Tv, i cili e nxori jashtë me argumentin se ka thyer etikën. /albeu.com/

Erjon Braçe humb sërish kontrollin, pas gazetares nxjerr përjashta deputetin e PD: Ti zotëri aty…
Shtuar më 22/05/2018, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori