Dikur u zu me Ramën në Kuvend, çfarë bëri sot Majko për të mos votuar shembjen e Teatrit (VIDEO)
Ndryshe nga hera që shkoi në sesionin e kaluar parlamentar duke shkaktuar edhe reagimin nervoz të Ramës, kësaj radhe Pandeli Majko ka ndryshuar taktikë.

Ai nuk zgjodhi sherrin publik para kamerave me kryeministrin, por ka shfrytëzuar një ftesë, për të mos qenë në Tiranë.

Ai i është bashkëngjitur Ilir Metës për të shkuar drejt Kosovës, në Drenas, ku po përurohen shtatoret e luftëtarëve Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Në këtë mënyrë, Majko ka gjetur një formë të butë të shmangies nga afera e radhës së kësaj maxhorance.

Videoja e mësipërme është nga sesioni i fundit, ku pati debat me Ramën.
Shtuar më 20/09/2018, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori