Dikur përgëzoi shokët që dogjën mandatet ndërsa sot merr mandatin e tyre
Më 5 mars, Erion Piciri shkruante se ishte pro djegiesmandateve, por sot ai ka marrë mandatin e deputetit në radhën e kandidatëve të listës së Partisë Demokratike.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Piciri përgëzonte të gjithë ata që dogjën mandate.

Postimi i plotë:

PRO DJEGIES SE MANDATEVE

Përgëzime të gjithë atyre që dogjen mandatet e deputetëve. Njeriu duhet të njohi kufizimet e veta. Veshtire te gjeje aty ndonje personazh qe sjell ere ndryshimi. Krahasojini me deputete a kongresmene te vendeve te tjera dhe do kuptoni nivelin e perfaqesimit.

Mediokritete pa fund te imponuara si modele te elites politike kombetare. Deputeti kudo eshte personalitet, mendimtar dhe orator, ketu ka perfunduar ne dordolec i varur ne kremastarin e kryetareve. Mire eshte te ikin edhe shume te tjere nga ana e pushtetit. Parlamentit duhet t’i kthehet serioziteti dhe profesionalizmi i njerezve me vokacion politik.
Shtuar më 17/04/2019, ora 22:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori