“Dikur më luteshin t’u bëja foto me Ramën, sot e shajnë prej tepsisë”
Pëlqej
Marrëdhëniet mes PS-së e LSI-së janë më të tensionuara se kurrë, pasi LSI-ja ka marrë pozicionin e opozitës në vend dhe sulmon vazhdimisht qeverinë e cila ka vetëm pak muaj në pushtet.

Këtë “armiqësi” e ka shprehur nëpërmjet një postimi edhe fotografi i parlamentit Agim Rama.

Me anë të një statusi në Facebook, fotografi shkruan se dikur politikanët (duke iu referuar Kryemadhit) i luteshin për foto me Ramën, ndërsa sot e sulmojnë se mbajti tepsinë me vete.

"Si është kjo puna jonë, dje me luteshin aman një foto me Ramën, sot qenka i keq se e mbajti gjithë tepsinë për vete..po ja dha populli o njerez...aty ishit edhe ju.”- shkruan Agim RamaFacebook. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2017, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori