Dikur ishte hero, zbulohet identiteti i zjarrfikësit që rrihte gruan dhe fëmijët
Lorenc Hatia, fotoja e të cilit qarkulloi në të gjithë mediat pas aksionit për shuarjen e zjarrit tek Biblioteka Kombëtare është personi i arrestuar sot me akuzën e dhunës në familje.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme i ka vënë prangat një zjarrfikësi të akuzuar për veprat penale “Torturë” dhe “Dhunë në familje”.

Dy vjet më parë ai i quajt "hero" nga kryebashkiaku Veliaj si edhe mediat nisur edhe nga fotoja e publikuar, ku dukej tërësish i rraskapitur pas luftës me flakët.

Tashmë Hatia duhet të përballet me gjykatën si edhe vendimin për të qendruar larg familjes. /albeu.com/

Shtuar më 23/02/2019, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori