Dikur e quante Berishën "faqezi", sot Spahiu në një tavolinë me të (VIDEO)
Ish-Kryeministri Sali Berisha është parë dje të ulet në një tavolinë në çadrën e ngritur para Kryeministrisë, me kreun e AK-së Kreshnik Spahiu.

Në takimin që zgjati rreth 20 minuta, mësohet se Spahiu i ka kërkuar Berishës radikalizimin e protestave nëpër institucione.

Berisha dhe Spahiu takohen për herë të parë që kur Aleanca Kuq e Zi protestonte dhe kërkonte arrestimin e ish-Kryeministrit Berisha.

Ai i është bashkuar nismës së opozitës dhe teksa foli gjatë ditës së dielë për News24 nga çadra ku po proteston opozita.

“Jam krenar që nuk jam pjesë e parlamentit. Do ketë diversifikim të protestës dhe unë do jem protestuesi i fundit që do largohem. Duhet të ngrihet qeveria teknike me ekspertë.

Arsyet pse ne jemi në krah të Berishës dhe Bashës sepse demokratët dhe socialistët ndryshojnë si e bardha me të zezën. Demokratët nuk kanë të inkriminuar, ndërsa në PS ka njerëz të krimit. Unë di të bëj dallimin mes korrupsionit dhe krimit. Duhet të pastrohet llumi i politikës.”- tha Kreshnik Spahiu.

Po çfarë thoshte Kreshnik Spahiu kur Aleanca Kuq e Zi protestonte më 7 Prill 2013 me moton “pa Berishën”?

“Shikojini ato shqiptarë dhe bij shqiptarësh dhe mos i shikoni si kundërshtarë se ata ne do i kthejme dinjtetin, integritetin, ata do jenë policia që do mbrojnë si një xhandarmëri dhe dorë e hekurt shtetin shqiptar, ata do i vendosin prangat atij faqeziu.

Shtuar më 20/02/2017, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori