“Digjet” Velipojë, zjarrfikësja rrethohet nga flakët (VIDEO)
Nje zjarr ka rrezikuar 3 banesa, 3 stalla dhe dhjetra bageti ne fshatin Reç i Ri ne Velipoje. Kane qene vete banoret qe fillimisht kane nderhyre me mjete rrethanore dhe me pas kane mberritur zjarrefikeset.

Nje zjarrefikese ka rrezikuar ndjeshem sepse eshte rrethuar nga flaket dhe tymi. Shoferi Ramiz Berhanxhia eshte asfiksuar per momentin por ka arritur qe te shpetoje dhe nuk ka pesuar deme por vetem nje helmim te momentit.

Fale nderhyrjes se banoreve dhe zjarrefikesve eshte arritur qe zjarri te neutralizohet. Banesat dhe banoret jane rrezikuar ndjeshem sepse flaket jane afruar deri ne 3 meter afer tyre. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2017, ora 19:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori