Digjet qëllimisht makina e drejtoreshës në Tiranë
Policia e Tiranës bën me dije se në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer në flakë makina e drejtoreshës së qendrës sociale në Kombinat.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënieqëllimshme.

“Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënieqëllimshme”, njofton policia.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar më 01/10/2018, ora 08:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori