Digjet qëllimisht gjatë natës kisha në Durrës (FOTO LAJM)

Një incident ka ndodhur gjatë natësDurrës.

Nga raportimet e para persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin Kishës Katolike të "Shën Dominikut" në zonën e Kënetës.

Siç mund t'a shihni edhe në galerinë e bashkëngjitur lajmit, dyert e jashtme të kishës janë djegur si edhe disa objekte në hyrje.

Fatmirësisht zjarri është ndaluar në kohë pa përparuar shumë në ambientet e brendshme.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/


Shtuar më 06/06/2018, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori