Digjet nga 10 mijë USD të fituara në lloto, KPA vulos shkarkimin e Selmanit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin sot për të shkarkuar përfundimisht, prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmanin.

KPA, me një juri të përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtare, ka shkarkur Selmanin, duke lënë në fuqi vendimin e KPK.

Ky i fundit e shkarkoi nga detyra në datë 26 Nëntor 2018">2018, pasi e ‘dogjën’ 10 mijë dollarët e fituar nga llotot, por edhe hetimet e paplota. Selmani e apeloi vendimin, por edhe Kolegji e rrëzoi duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

NJOFTIM I PLOTË

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.6/2019, datë 07.02.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artur Selmani kundër vendimit nr. 82, datë 26.11.2018">2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyre unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 82, datë 26.11.2018">2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artur Selmani.

Ky vendim është përfundimtar me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.10.2019.
Shtuar më 14/10/2019, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori