Digjet me qëllim makina e një polici rrugor në Mirditë
Automjeti i një efektivi të Policisë Rrugore në Lezhë është djegur gjatë ditës së djeshme nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas një informacioni të policisë, në Ishull-Shëngjin, në afërsi të superstradës, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të A.T, 36 vjeç banues në Rrëshen, punonjës i policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe i kanë hedhur një bidon me benzinë.

Nga zjarri i shkaktuar është djegur pjesërisht sedijla e pasme dhe tapiceria. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2017, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori