Digjet makina e policit në Vlorë
Makina e njw polici wshtw pwrfshirw nga flakwt gjatw orwve tw para tw mwngjesit tw sotwm.

Policia e Vlorës bën me dije se rreth orës 2:50 ka marrë një thirrje në sallën operative se makina e shtetasit Sh.N me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë është përfshirë nga flakët poshtë pallatit ku ka qenë e parkuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrfikës, ku këta të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve të zjarrit në automjet.
Shtuar më 09/10/2017, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori