Digjet makina e komandantit të repartit "Shqiponja"
Mesnatën e djeshme mësohet se është djegur makina e komandantitrepartit "Shqiponja", në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te ish-ekspozita, në momentin kur automjeti ka qenë i parkuar, ndërkohë bashkë me të është djegur dhe një automjet tjetër.

Sipas policisë dyshohet se zjarri në makinën e efektivit të policisë dyshohet të jetë i qëllimshëm. Makinat e djegura janë janë të tipit "Benz", njëra me targa AA107EO dhe tjetra TR6360K. Ndërkaq policia e Tiranës vijon hetimin për zbardhjen shkaqeve të kësaj ngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2015, ora 08:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori