Digjet i vetëm në shtëpi i moshuari në Tiranë
Një i moshuar ka gjetur vdekjen pasi kishte harruar rezistencën ndezur gjatë natës në shtëpinë e tij në Tiranë.

Policia bën me dije se me datë 05.01.2018, rreth orës 06:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në një banes në rrugën " Frosina Plaku", ka rënë zjarr.

vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikja,  ku nga verifikimet paraprake rezulon se:

rrugënFrosina Plaku”, ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit të shkaktur ështe asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen shtetasi S.N., 85 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rezistenca e ngrohjes, dhe nuk ka shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Shtuar më 05/01/2018, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori