Të paktën pesë amerikanë, një nënë dhe katër fëmijë, janë vrarë në një sulm nga
personat e dyshuar si pjesë e karteleve të drogës në veri të Meksikës.
Viktimat u tha se ishin anëtare të
familjes LeBaron, i njohur si fisi “Mormon”, që u vendos në Meksikë disa dekada më parë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregon një makinë të
djegur dhe disa viktima që mund të jenë
djegur të gjallë. Ndërsa disa njerëz të tjerë mungojnë.
Mediat lokale thonë se
sulmi mund të ketë qenë një ngatërrim i shënjestrës.
Anëtarët e
familjes LeBaron u cituan të thoshin se një grup i madh me tre nëna dhe 14 fëmijë ishin nisur në një kolonë makinerish nga Bavispe në shtetin Sonora dhe po shkonin për në La Mora në shtetin fqinj të Chihuahua.
Viktimat mësohet se kanë dy nënshtetësi, amerikane dhe meksikane.
Ata u zunë në pritë nga
personat e armatosur në Bavispe. Një makinë e
djegur u gjet më vonë në anë të rrugës me mbetjet trupore të viktimave.
Disa raporte thonë se më shumë të vdekur u gjetën në një vend tjetër, por disa nga të zhdukurit besohet se kanë mbijetuar.
Sulmi mendohet të jetë kryer nga një kartel i drogës i cili vepron midis dy shteteve.
Qeveritë e Chihuahua dhe Sonora publikuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se ishte nisur një hetim dhe forcat shtesë të sigurisë ishin dërguar në zonë
Shtuar më 05/11/2019,
ora 10:23