Digjet banesa, 10 anëtarët e familjes në qiell të hapur
Një shtëpi është shkrumbuar nga flakët gjatë mesnatës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mzi në Fushë Arrëz.

Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndije elektrike.

Sipas raportimeve, mësohet se në banesë jetonte një familje e përbërë nga 10 anëtarë, dhe pas shkrumbimit të shtëpisë, ata kanë mbetur në qiell të hapur.

Prendush Sokoli është pronari i shtëpisë ku jetonte familja e përbërë nga 10 anëtarë. /albeu.com/

Shtuar më 15/11/2016, ora 08:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori