Digjen pyjet e Shqipërisë, zjarri i fuqishëm edhe në Dajt (VIDEO)
Një zjarr i fuqishën ka rënë ditën e djeshme në malin e Dajtit.

Sipas informacioneve zjarri ka rënë një ditë më parë dhe vazhdon ende edhe sot.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e zjarrit dhe deri më tani asnjë zjarrfikëse nuk ndodhet në vendin e ngjarjes për shuarjen e tij. Mendohet se shkak për këtë është bërë terreni i vështirë.

Ndërkohë vatra zjarri ka patu në Durrës, Kavajë, Krujë, Mirditë, Lezhë dhe Mat.

Në lidhje me këtë zjarre dyshohet se të gjithë janë të qëllimshëm për shkak të hapjes së kullotave të reja.
Shtuar më 24/03/2019, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori